Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron Ramën për fitoren! Premton thellim të bashkëpunimit dypalësh

Sheikh Mohamed në urimin e tij shprehu besim në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve dypalëshe, duke pohuar se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm në dobi të të dy kombeve dhe popujve të tyre.

14 Maj 2025, 10:45 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron
Edi Rama dhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

TITRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Sheikh Mohamed në urimin e tij shprehu besim në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve dypalëshe, duke pohuar se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm në dobi të të dy kombeve dhe popujve të tyre.

“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë”, shkruan Presidenti i EBA.

Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron

sheikh mohamed bin zayed al nahyan edi rama

Sondazh

Poll