Politike

Kandidatët preferencialë në Gjirokastër/ Kush janë deputetët që futen në Kuvend nga PS, Tërmet Peçi më i votuari! PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur

Ndërsa dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902 vota.

14 Maj 2025, 10:08 Nga E. D
Kandidatët preferencialë në Gjirokastër/ Kush janë
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Partia Socialiste në Gjirokastër nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend duke qenë se është në listë të mbyllur.

Ndërsa dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902 vota.

Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët që kanë marrë vetëm 1 mandat në këtë qark, nxjerrin deputet nga lista e mbyllur vetëm Tritan Shehun.

Deputetët e PS për qarkun Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Pirro Dhima

Deputeti i PD-ASHM për qarkun Gjirokastër
Tritan Shehu

zgjedhjet e 11 majit gjirokaster

Sondazh

Poll