Politike

Votat preferenciale në Dibër/ PS 3 mandate, PD 2 mandate! Ja EMRAT e deputetëve që do ulen në Kuvend

Demokratët do të ulin në Kuvend vetëm dy deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërkohë që jashtë mbeten ish deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.

14 Maj 2025, 09:07 Nga E. D
Votat preferenciale në Dibër/ PS 3 mandate, PD 2 mandate! Ja EMRAT e
foto ilustruese

DIBËR- Në qarkun e Dibrës Partia Demokratike, nuk ka përfituar asnjë mandat nga lista e hapur. Demokratët do të ulin në Kuvend vetëm dy deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërkohë që jashtë mbeten ish deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.

Nga ana tjetër PS-ja, përveç Blendi Klosit dhe Alma Selamit, deri tani nga lista e hapur do të çojë në Parlament dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

PD 2 mandate nga lista e mbyllur

Xhelal Mziu

Denisa Vata

PS 3 mandate

Blendi Klosi (lista e mbyllur)

Alma Selami (lista e mbyllur)

Agron Malaj 12492 vota

zgjedhjet e 11 majit diber kandidatet

Sondazh

Poll