Politike

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Shkodrës/ Kryeson PD-ja me 5 mandate e ndiqet nga PS-ja me 4 të tjera

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka siguruar pesë mandatete teksa ndiqet me 4 mandate nga Partia Socialiste dhe 2 të tjera për Partinë Socialdemokrate.

14 Maj 2025, 08:39 Nga M.L
Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e
Foto ilustruese

SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri, dhe deri më tani janë numëruar 405 kuti nga 267 të tilla në total. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka siguruar pesë mandatete teksa ndiqet me 4 mandate nga Partia Socialiste dhe 2 të tjera për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet, ku sipas rezultave në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. PS-ja në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.

Lista e PD- 5 mandate
Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
Kliti Hoti (listë e mbyllur)
Greta Bardeli (listë e mbyllur)
Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
Bardh Spahia- 6216 vota

Lista e PS- 4 mandate
Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
Onid Bejleri (listë e mbyllur)
Xhenis Çela (listë e mbyllur)
Bujar Rexha (listë e mbyllur)

Lista e PSD- 2 mandate
Tom Doshi (listë e mbyllur)
Sabina Jorgo (listë e mbyllur)

shkoder zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll