Politike

Vijon numërimi i votave për kandidatët në Lezhë/ PD 4 mandate, PS 3 mandate! Ja EMRAT e deputetëve që ulen në Kuvend

Ndërsa nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.

14 Maj 2025, 08:23 Nga E. D
Vijon numërimi i votave për kandidatët në Lezhë/ PD 4
foto ilustruese

LEZHË- Në qarkun e Lezhës, deri më tani janë numëruar 109 kuti votimi nga 245 gjithsej sa i përket votave preferenciale. Partia Demokratike ka marrë 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur.

Ndërsa nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.

Ndërkohë Partia Socialiste që ka marrë 3 mandate, në Kuvend fut dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.

Lista e PD- 4 mandate
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 4318 vota
Aleksandër Lala 2817 vota

Lista e PS- 3 mandate
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Pranvera Skana 3768 vota

zgjedhjet e 11 majit deputetet lezhe

Sondazh

Poll