Politike

PS 10 mandate në Elbasan, PD 4 mandate/ Ja EMRAT e deputetëve që do futen në Parlamentin e ri

Sipas rezultateve Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Gjithashtu më e votuara deri tani rezulton Sara Mile.

14 Maj 2025, 08:08 Nga E. D
PS 10 mandate në Elbasan, PD 4 mandate/ Ja EMRAT e deputetëve që
foto ilustruese

ELBASAN- Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale në Elbasan. Sipas rezultateve Partia Socialiste e cila ka marrë 10 mandate do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Gjithashtu më e votuara deri tani rezulton Sara Mile.

Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Ndërsa Partia Demokratike, e cila ka marrë 4 mandate do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur, Tomor Alizoti, 
Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi.  

Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)

Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)
Sara Mila 9117 vota
Saimir Hasalla 5707 vota
Olsi Komici 4732 vota
Aulona Bylykbashi 4258 vota
Agron Gaxho 2894 vota

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll