Politike

Rezultati i zgjedhjeve/ Reagon Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në Sheshin "Skënderbej"

Rama thotë se s'po gjen dot fjalët për të shqiptuar dhe se falenderon përgjunjësisht për besimin.

14 Maj 2025, 08:08 Nga M.B
Rezultati i zgjedhjeve/ Reagon Rama: S’po i gjej dot fjalët për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas thuajse përfundimit të numërimit të votave brenda vendit teksa forca e tij politike rezulton fituese duke marrë 83 mandate.

Ai paralajmëron daljen e tij me një deklaratë pasditen e sotme në orën 19:00 në sheshin "Skënderbej". Rama thotë se s'po gjen dot fjalët për të shqiptuar dhe se falenderon përgjunjësisht për besimin.

"MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll