Politike

"Mundësia" aktualisht me 2 mandate në Tiranë, Shehaj: Luhet për pak vota! Sistemi favorizon partitë e mëdha…

Në qarkun e Tiranës 3 parti janë në “luftë” politike për 1 mandat.

13 Maj 2025, 23:01 Nga r.ll
"Mundësia" aktualisht me 2 mandate në Tiranë, Shehaj:
agron shehaj

TIRANË- Partia Socialiste kryeson në 9 qarqe të vendit, sipas rezultateve të KQZ, kurse Partia Demokratike në 3 qarqe, përkatësisht në atë të Kukësit, Lezhës dhe Shkodrës.

Megjithëse në rang republike është kuptuar se cila partia ka fituar zgjedhjet e 11-ta të Shqipërisë, në qarkun e Tiranës 3 parti janë në “luftë” politike për 1 mandat. PS, PD dhe partia Mundësia e Agron Shehajt janë në garë për të fituar mandatin.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan Agron Shehaj tha se janë brenda mandatit të 2 për Tiranën, megjithatë do duhen ditë derisa të dalë rezultati final, të cilin do e përcaktojnë votat e diasporës.

Pjesë nga intervista: 

Fevziu: Shehaj ju jeni brenda dy mandateve tani në Tiranë, apo jo?

Shehaj: Ne jemi brenda mandatit të dytë, por mandati i dytë luhet për pak vota.

Fevziu: Luhet mes jush dhe PD-së, apo edhe PS-së?

Shehaj: Mes PD-së dhe PS-së.

Fevziu: Pra është mes tre partive dhe e vendos kutia e fundit e diasporës. Kur mendoni se mbaron?

Shehaj: Do duhen ditë.

Fevziu: Pra duhen ditë për të vendosur se çfarë do të bëhet me Tiranën apo jo?

Shehaj: Po sepse nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me Greqinë prandaj. Por, mendoj se do i hapin në moment të fundit ato.

Fevziu: Pra derisa të numërohet vota e fundit e diasporës ne nuk do të kemi një rezultat për Tiranën?

Shehaj: Po!

Fevziu: Ju sa të mbrojtur e keni mandatin e dytë? Është për çështje votash?

Shehaj: Po është për çështje votash, për pak vota.

Shehaj shtoi se partisë së tij i duhen shumë pak vota për të siguruar mandatin, por sipas tij sistemi zgjedhor është ndërtuar në mënyrë të tillë që penalizon partitë e vogla dhe favorizon ato të mëdhatë.

Shehaj: Do duhet kohë për ta analizuar sepse çështja është shumë serioze. Kuptohet edhe rezultati nuk është i mirë për Shqipërinë, jo sepse unë jam në opozitë, por mendoj se nuk është i mirë për Shqipërinë. Ky sistem është ndërtuar për të ndaluar rotacionin politik, e kam thënë edhe atje në studio. Më janë vërsulur duke më thënë që po demoralizon votuesit e kështu me radhë. I gjithë sistemi është ndërtuar për të ndaluar partitë e reja, jo vetëm sistemi rajonal proporcional, por edhe shpërndarja e mandateve në bazë të votave është bërë kastile për të penalizuar partitë e vogla. Ne i kemi të gjitha votat për të marrë mandatin e dytë, por sistemi është bërë i tillë që të favorizohen partitë e mëdha. Ata kanë për ta marrë mandatin e fundit të tyre të 14 për PD dhe 19 apo edhe të 20 PS, sepse nuk i dihet, me shumë më pak se sa do na duhen ne. Kjo është bërë vetëm për të penduar partitë e vogla./Tvklan.al

agron shehaj

Sondazh

Poll