Politike

Parashikimi "4 me 1" nuk u arrit, Klosi: Rezultati në qarkun e Dibrës është një leksion politik

Ai u shpreh i lumtur me rezultatin dhe tha se dibranët treguan se puna e qeverisë atje u shpërblye me votë.

13 Maj 2025, 22:55 Nga r.ll
Parashikimi "4 me 1" nuk u arrit, Klosi: Rezultati në qarkun e
blendi klosi

TIRANË- Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Dibrës, Blendi Klosi ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në këtë qark. Pavarësisht se parashikimi i Klosit "4 me 1" nuk u realizua, PS sërish ka kryesuar me 3 mandate.

Në lidhjen për "Opinion", ai u shpreh i lumtur me rezultatin dhe tha se dibranët treguan se puna e qeverisë atje u shpërblye me votë.

“Sa doja të isha në emision dhe ta bëja këtë debatin e sistemit se më duket sikur po e orientoni shujmë gabim. Dibra pati një rezultar spektakolar, ishte një legjendë, pra ne mund të shkonim megjithëse ishte e pamundur teorikisht sepse i binte të ishte më shunë se në Gjirokastër apo Fier. Diferenca në përqindje nuk të lë të shkosh në numër të madh mandatesh. Rezultati në Dibër është një leksion politik që aty ku bëhen investime njerëzit largohen nga ideologjia. Nga investimet në qark dhe qartësia si komunitet i zgjuar që kanë që tashmë të votojnë fituesit. Besoj mund të kishim pak më shumë sukses në 2, 3 qarqe. Rruga e Arbrit e bëri Dibrën Shqipëri të Mesme, flamuri i PS-së do valëvitet edhe në atë qark”, shtoi Klosi.

blendi klosi

Sondazh

Poll