Politike

"Do të penalizoheni me ndalimin e takimeve," të burgosurve iu kërkuan para zgjedhjeve të dorëzojnë kartat e ID-së

Ky njoftim ka rritur dyshimet se këto njoftime të shpërndara në burgje janë presion institucional dhe shkelje të të drejtave themelore të të dënuarve.

13 Maj 2025, 22:47 Nga N.F
"Do të penalizoheni me ndalimin e takimeve," të burgosurve
Njoftimi ne burg

LUSHNJE- Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit mësohet se në muret e paraburgimit të Lushnjës janë afishuar fletë njoftimi që paralajmëron të dënuarit se nëse nuk dorëzojnë kartat e identitetit apo pasaportat e skaduara për rinovim, do të penalizohen me ndalim takimesh me familjarët. Më tej në njoftim theksohet se atyre do tu lejohen vetëm ushqimet.

Ky njoftim ka rritur dyshimet se këto njoftime të shpërndara në burgje janë presion institucional dhe shkelje të të drejtave themelore të të dënuarve. Ky dyshim rritet akoma edhe më shumë nga rezultatet pas zgjedhjeve ku të burgosurit kanë votuar me mbi 99% Partinë Socialiste. A kanë votuar nën presion të burgosurit apo kartat dhe pasaportat biometrike, mund të jenë përdorur nga drejtuesit e burgjeve për të favorizuar qeverinë? 

 

burg zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll