Politike

Rezultati i zgjedhjeve, Bardhi: Do të qëndrojmë të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë

Bardhi shprehet se është zemërthyer që zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.

13 Maj 2025, 22:46 Nga r.ll
Rezultati i zgjedhjeve, Bardhi: Do të qëndrojmë të
foto e postuar nga bardhi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se është zemërthyer që zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.

Ai ka falenderuar të gjithë demokratët dhe mbështetësit e opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Bardhi thekson në reagimin e tij se demokratët do të qëndrojnë të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë.

POSTIMI I PLOTË:

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

Në qarkun e Fierit Partia Socialiste ka siguruar 96540 vota -12 mandate. Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate. 

gazment bardhi zgjedhjet ne qarkun e fierit

Sondazh

Poll