Politike

37 kuti pa u numëruar në rang vendi/ PS kryeson me 52% të votave, PD merr 50 mandate

Deri tani janë numëruar 5188 kuti nga 5225. PS kryeson me 52% të votave ku ka arritur të marrë 83 mandate.

13 Maj 2025, 22:29 Nga N.F
37 kuti pa u numëruar në rang vendi/ PS kryeson me 52% të votave,
Berisha dhe Rama

TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë mbetur edhe 37 kuti për tu hapur. Deri tani janë numëruar 5188 kuti nga 5225. PS kryeson me 52% të votave ku ka arritur të marrë 83 mandate. Sa i përket PD-së, ajo ka marrë vetëm 34% të votave duke marrë 50 mandatë. Partitë e reja kanë arritur të "rrëmbejnë" nga 1 mandat, përkatësisht Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. 

Partia Mundësia ka marrë dy mandate në Tiranë. Partia e Shehajt ka marrë një mandat të dytë në Tiranë. Në parlament do të jetë dhe një deputet tjetër i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Koalicioni PD-ASHM ka aktualisht 13 mandate, çfarë do të thotë se ka vetëm një deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në parlament. PSD ka marrë 3% të votave dhe 3 mandate.

PS: 52%; 83 MANDATE

PD-ASHM: 34%; 50 MANDATE

NISMA-SHB: 4%: 1 MANDATE

PSD: 3%; 3 MANDATE

MUNDESIA: 3%; 2 MANDATE

BASHKE: 2%; 1 MANDATE

KEA: 1% 0 MANDATE

DZH: 0% 0 MANDATE

QV: 5188/5225

Sondazh

Poll