Politike

Rama për urimin e Sanchez: Mirënjohës për mbështetjen tuaj të paçmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Partia Socialiste kryeson garën me 52% të votave (83 MANDATE). 

13 Maj 2025, 22:17 Nga r.ll
Rama për urimin e Sanchez: Mirënjohës për mbështetjen
sanchez, rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që i bëri homologu i tij spanjoll, Pedro Sanxhez. Rama shprehet në postimin e tij në Twitter, se është privilegj të udhëheqë Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën kohë që Sanchez udhëheq atë spanjolle. Ai vlerëson gjithashtu mbështetjen e Sanchez në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

"Me gjithë zemër, faleminderit, vëllai im i dashur. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri gjatë së njëjtës periudhë me udhëheqjen tuaj mbresëlënëse të PSOE-së dhe Internacionales Socialiste, duke llogaritur gjithashtu në mbështetjen tuaj të paçmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përjetësisht mirënjohës.", shprehet Rama. 

Deri më tani, në rang kombëtar, janë numëruar 5186 kuti me fletë votimi nga 5225 në total. Partia Socialiste kryeson garën me 52% të votave (83 MANDATE). 

pedro sanchez edi rama

Sondazh

Poll