Politike

"Rezultatet përfundimtare priten brenda javës", Celibashi: Nëse provohet se ka ekzistuar fenomeni i ‘trenit bullgar’, kemi të bëjmë me vepër penale!

Sipas PD-së, janë konstatuar fletë votimi me parregullsi të dukshme, përfshirë ndryshime në ngjyrën e bojës, të cilat nuk përputhen me fletët zyrtare të shpërndara nga KQZ.

13 Maj 2025, 22:01 Nga N.F
"Rezultatet përfundimtare priten brenda javës", Celibashi:
Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë deklaratës së tij për mediat ka folur në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike mbi dyshimet për manipulim votash në KZAZ nr. 40, i njohur fenomeni “treni bullgar”.

Sipas PD-së, janë konstatuar fletë votimi me parregullsi të dukshme, përfshirë ndryshime në ngjyrën e bojës, të cilat nuk përputhen me fletët zyrtare të shpërndara nga KQZ. Partia ka depozituar një kërkesë zyrtare për të siguruar pamjet filmike të qendrës së numërimit.

Celibashi u shpreh se ishte informuar publikisht për këtë denoncim dhe garantoi se KQZ do të vendosë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për të gjitha subjektet politike, përfshirë pamjet e kërkuara nga PD. Ai theksoi se nëse ky fenomen ka ndodhur atëherë ka ndodhur një vepër penale,

“Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një vepre penale. Është rasti për të pasur atë fokus që duhet, për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij rasti, nëse provohet se ka ekzistuar fenomeni i ‘trenin bullgar’, i futjes së fletëve të votimit nga jashtë dhe nxjerrjes së fletëve të vërteta te ai që ka sponsorizuar këtë gjë," tha ai.

Ai theksoi se transparenca është prioriteti i KQZ-së dhe çdo rast i dyshuar do të trajtohet me seriozitetin maksimal në bashkëpunim me organet hetimore.

“Deri në fund të javës do të kemi dhe rezultatet e votimit nga jashtë, që do t’i bashkëngjiten rezultatit brenda vendit,” tha ai.

celibashi

Sondazh

Poll