Politike

Kryeministri i Spanjës uron Ramën për mandatin e katërt: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në BE

Partia Socialiste kryeson garën me 52% të votave (83 MANDATE). 

13 Maj 2025, 21:44 Nga r.ll
Kryeministri i Spanjës uron Ramën për mandatin e katërt:
sanchez, rama

SPANJË-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka uruar homologun e tij Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe rezultatin që siguroi Partia Socialiste. 

Sanchez shkruan në postimin e tij në "X" se shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan Sanchez në "X".

Deri më tani, në rang kombëtar, janë numëruar 5186 kuti me fletë votimi nga 5225 në total. Partia Socialiste kryeson garën me 52% të votave (83 MANDATE). 

pedro sanchez

Sondazh

Poll