Politike

"Pres forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", kryeministri i Kroacisë uron Ramën për fitoren: Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë!

Plenkovic shkruan në "X" se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.

13 Maj 2025, 21:23 Nga N.F
"Pres forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", kryeministri
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Plenkovic shkruan në "X" se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten," shkruan Plenkovic.

rama

Sondazh

Poll