Politike

"35% e votave janë numëruar", Celibashi: Nuk ka asnjë vendim për bllokim të zarfeve të diasporës! Deri në fund të javës do kemi rezultatin perfundimtar

Lidhur me zarfet e ardhura nga shteti grek, kreu i KQZ-së tha se do të bëhet vlerësim i tyre, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë vendim për bllokim të tyre. 

13 Maj 2025, 21:16 Nga r.ll
"35% e votave janë numëruar", Celibashi: Nuk ka asnjë
ilirjan celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me procesin e numërimit të votës së diasporës. Celibashi u shpreh se deri më tani janë numëruar 35% e votave të diasporës. 

Lidhur me zarfet e ardhura nga shteti grek, kreu i KQZ-së tha se do të bëhet vlerësim i tyre, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë vendim për bllokim të tyre. 

Celibashi: Deri më tani janë numëruar 35% e votave të diasporës. Për qarkun Kukës kemi përfunduar procesin e numërimit, përjashtuar 71 zarfe të ardhur nga shteti grek. Nuk kemi marrë ende njoftim për vendimin e KAS për votat nga Greqia. Presim arsyetimin. Vlerësimi i zarfeve nga Greqia do të bëhet padyshim. Nuk ka asnjë vendim të Komisionerit Shtetëror për bllokim të zarfeve të diasporës.

Celibashi njoftoi po ashtu se nga fundi i javës do të kemi rezultatin përfundimtar të votave të emigrantëve që do t’i bashkangjitet rezultatit në rang kombëtar.

ilirjan celibashi vota e diaspores

Sondazh

Poll