Politike

Nga mbërritja e liderëve evropianë te konferenca e përbashkët e Ramës me kryeministrin e Danimarkës, zbardhet axhenda e samitit më 16 maji në Tiranë

Cremonia hapëse do të nisë në orën 11 ku pas 45 minutash do të mbahet seanca e parë plenare.

13 Maj 2025, 20:46 Nga N.F
Nga mbërritja e liderëve evropianë te konferenca e
Foto ilustruese

TIRANË- Liderët evropianë do të mblidhen më 16 maji në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian. Ky samit pritet të zgjasë gjithë ditën ndërsa është zbuluar edhe axhenda e Komunitetit Politik Evropian e cila do të mbahet me datë 16 Maj.

Mësohet se ceremonia hapëse do të nisë në orën 11 ku pas 45 minutash do të mbahet seanca e parë plenare. Më tej në axhendë bëhet me dije se pas drekës do të bëhen takime bilaterale mes krerëve dhe në orën 18:30 kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Danimarkës.

10:00: Arritjet dhe pritjet
11:00: Ceremonia hapëse
11:30: Foto familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:00: Dreka
14:30: Mbledhja në tryeza tematike
15:45: Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve
17:30: Mbyllje e seancës plenare
18:30: konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës (ky i fundit do të jetë pritësi i radhës i këtij samiti)

Të premten nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

 

samiti vropian ne tirane

Sondazh

Poll