Politike

PS siguron 12 mandate në Fier, socialistët nisin festën! Balluku: Fitore historike për ne dhe humbje historike për ata

Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate. 

13 Maj 2025, 20:42 Nga r.ll
PS siguron 12 mandate në Fier, socialistët nisin festën! Balluku:
pamje nga fieri

FIER- Tre kuti kanë mbetur ende pa u numëruar në qarkun e Fierit, ndërsa rezultati është i qartë. Partia Socialiste ka siguruar 96540 vota -12 mandate. Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate. 

Teksa në KZAZ vijon numërimi i kutive të fundit, socialistët kanë nisur të festojnë. E pranishme ishte drejtuesja e PS për qarkun e Fierit njëkohësisht zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku. Ajo theksoi se kjo është një fitore historike për Partinë Socialiste dhe një humbje historike për rivalët e PD-së. Më tej shtoi se procesi i numërimit ka kaluar pa probleme dhe ndërprerje, duke e cilësuar atë si një “proces model.”

"Për të thënë të drejtën, siç është fitore historike për ne, është dhe humbje historike për ta të tërheqin mandate nga lista e mbyllur duhet të jetë shokante, të them të drejtën. Megjithatë dua të them diçka, e kam thënë gjatë gjithë intervistave dje. Mandati i 12 është një mandat i brishtë. Pasi për Partinë Socialiste është shumë më i madh herësi sesa për partitë e vogla, kam dëgjuar edhe prononcime nga partitë e vogla. Është e nevojshme që të shikojmë se si do shkojnë kutitë e diasporës përsa i përket kutive të votimit brenda territorit të Qarkut Fier Partia Socialiste ka fituar bindshëm mandatin e 12. Të shikojmë dhe diasporën dhe gjithçka të shkojë ashtu siç duhet”, tha ajo.

Balluku bëri një paralajmërim për mundësinë që mandati i 12 të jetë i brishtë, duke përmendur ndikimin që mund të ketë numri i kutive të diasporës.

“Mandati i 12 është një mandat i brishtë për momentin, pasi për ne është shumë më i madh sesa për partitë e vogla. Do të presim të shohim si do shkojnë numrat e kutive të diasporës,” përfundoi ajo.

PS siguron 12 mandate në Fier, socialistët nisin festën! Balluku:
rezultatet e deritanishme

belinda balluku

Sondazh

Poll