13 Maj 2025, 19:35
Nga r.ll
edi rama, giorgia meloni
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që homologia e tij italiane, Giorgia Meloni bëri për marrjen e mandatit të katërt qeverisë. Përmes një postimi në "X", Rama i drejtohet Melonit me fjalën"motër", ndërsa shprehet se nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas tij më e mira për dy vendet ende nuk ka ardhur.
“Faleminderit, motër. Është një nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe një privilegj të bashkëpunosh me një lidere si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk e di nëse e kam shkruar saktë “un” lider dhe jo “una” lidere, por e di me siguri që më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur.” shkroi Rama në “X”.
Në urimin e saj, Meloni i ka shprehur urimet kryeministrit Edi Rama teksa shkruan se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy kombeve është forcuar. Kryeministria italiane thekson se do të vazhdojë të punojë më Ramën për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.
edi rama giorgia meloni
Politike
13 Maj 2025, 19:32
N.F
PD
TIRANË- Partia Demokratike përmes një shkresë zyrtarë drejtuar KQZ-së i ka kërkuar vënien në dispozicion t&...
Politike
13 Maj 2025, 19:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Numërimi për votat për kandidatët vijon në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste ka siguruar deri ...
Politike
13 Maj 2025, 19:00
N.F
Rama dhe Meloni
ITALI- Kryeministria italiane Georgia Meloni ka uruar homologun e saj, Edi Rama për fitimin e zgjedhjeve të 11 majit. Meloni i ka...
Politike
13 Maj 2025, 18:42
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar se...
Politike
13 Maj 2025, 18:20
N.F
Foto ilustustruese
ELBASAN- Në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të shtatë bashkive të Qarkut El...
Politike
13 Maj 2025, 17:49
N.F
Rama dhe Berisha
TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë ...
Politike
13 Maj 2025, 17:30
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- SPAK ka urdhëruar një tjetër aksion për të kontrolle në Shkodër. Policia e Shtet...
Politike
13 Maj 2025, 16:56
N.F
Logu
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në deklaratë para mediave ka reaguar në lidhje me vendimin e KAS p&eu...
Politike
13 Maj 2025, 16:27
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Tensione janë regjistruar në një Qendër Votimi në Tiranë, ku KZAZ nr.40 ka dhën&...
Politike
13 Maj 2025, 16:32
r.ll
belind kellici
TIRANË- Një rast i manipulimit të votave pretendohet se ka ndodhur në njësinë 9. Kjo skemë e manipul...