Politike

"Fletët e votimit kanë të njëjtën palosje dhe vulë", PD kërkesë KQZ: Na vini urgjentisht në dispozicion pamjet filmike të disa QV në KZAZ 40!

Shkresa vjen pas konstatimit të fenomenit ‘Treni Bullgar’ në këtë KZAZ, ku në disa QV janë zbuluar fletë votimi të parregullta dhe që nuk korrespondonin me fletët e votimit të lëshuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

13 Maj 2025, 19:32 Nga N.F
"Fletët e votimit kanë të njëjtën palosje dhe
PD

TIRANË- Partia Demokratike përmes një shkresë zyrtarë drejtuar KQZ-së i ka kërkuar vënien në dispozicion të kamerave në disa prej QV në KZAZ 40, që korrespondon me Njësinë nr. 9 në Tiranë. Shkresa vjen pas konstatimit të fenomenit ‘Treni Bullgar’ në këtë KZAZ, ku në disa QV janë zbuluar fletë votimi të parregullta dhe që nuk korrespondonin me fletët e votimit të lëshuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas PD, dëshmohet në fotografitë dhe videot e publikuara në media se në një kuti votimi janë konstatuar një sërë fletësh votimi që duket qartë se janë hedhur nga e njëjta dorë. Theksohet se këto fletë votimi kanë të njëjtën palosje, vula dhe defekte strukturore.

Letra e plotë:

Z. Komisioner, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet alarmante të publikuara sot në media, që ngrenë dyshime serioze për përdorimin e metodës së njohur të manipulimit zgjedhor të quajtur "Treni Bullgar", në zemër të Kryeqytetit.

Siç dëshmohet në fotografitë dhe videot e publikuara në media më datë 13.05.2025, vetëm në një kuti votimi janë konstatuar një sërë fletësh votimi që duket qartë se janë hedhur nga e njëjta dorë. Këto fletë votimi kanë: Të njëjtën palosje, Të njëjtat vula, Të njëjtat defekte strukturore,

Dhe ne nje kuti tjeter, disa prej fleteve te votimit u konstatuan qartazi me ngjyrë të lehtesisht te ndryshme nga fletët e tjera- ngjyra perben një element thelbësor që ngre dyshime serioze për ndërhyrje të jashtme në proces.

Te gjitha keto fakte dhe konstatime, perfshire ndryshimi i ngjyrës së fletëve të votimit, përbëjnë një indikator të drejtpërdrejtë të manipulimit, pasi çdo devijim nga standardi i miratuar për fletën e votimit është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas ligjit.

Në këtë kuadër, PD-ASHM kërkon urgjentisht vënien në dispozicion të pamjeve filmike nga kamerat e vendosura në:

QV nr. 1972-00,

QV nr. 1973-00,

QV nr. 1974-00,

QV nr. 1974-01,

QV nr. 1975-00

QV nr. 1975-01, të gjitha në KZAZ nr. 40 - Tiranë.

Duke ju falenderuar,

"Fletët e votimit kanë të njëjtën palosje dhe

pd kzaz 40

Sondazh

Poll