Politike

111 kuti pa u numëruar në rang vendi/ PS kryeson me 52% të votave, PD e ndjek me 34%

Partitë e reja kanë arritur të "rrëmbejnë" nga 1 mandat, përkatësisht Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.

13 Maj 2025, 17:49 Nga N.F
111 kuti pa u numëruar në rang vendi/ PS kryeson me 52% të
Rama dhe Berisha

TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë mbetur edhe 111 kuti për tu hapur. Deri tani janë numëruar 5114 kuti nga 5225.

PS kryeson me 52% të votave ku ka arritur të marrë 82 mandate. Sa i përket PD-së, ajo ka marrë vetëm 34% të votave duke marrë 52 mandatë. Partitë e reja kanë arritur të "rrëmbejnë" nga 1 mandat, përkatësisht Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. PSD ka marrë 3% të votave dhe 3 mandate.

PS:52%; 82 MANDATE
PD-ASHM: 34%; 52 MANDATE
NISMA-SHB: 4%; 1 MANDATE
PSD: 3%; 3 MANDATE
MUNDESIA: 3%; 1 MANDATE
BASHKE: 1%; 1 MANDATE
KEA: 1%; 0 MANDATE
DZH: 0%; 0 MANDATE

QV: 5114/5225

rama berisha

Sondazh

Poll