Politike

VIDEO/ Tensionet në KZAZ 40, policia nxjerr me forcë jashtë vëzhguesit e Partisë Mundësia

Shkak i tensioneve kanë qenë tre fletë votimi të Partisë Mundësia të cilat janë shpallur të pavlefshme. Këto fletë votimin ishin në ngjyrë më të zbehtë se fletët tjera. 

13 Maj 2025, 16:27 Nga N.F
VIDEO/ Tensionet në KZAZ 40, policia nxjerr me forcë jashtë
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Tensione janë regjistruar në një Qendër Votimi në Tiranë, ku KZAZ nr.40 ka dhënë urdhër për nxjerrjen jashtë të të gjithë vëzhguesve të partive politike. Shkak i tensioneve kanë qenë tre fletë votimi të Partisë Mundësia të cilat janë shpallur të pavlefshme. Këto fletë votimin ishin në ngjyrë më të zbehtë se fletët tjera. 


Vëzhguesit e Partisë Mundësia e kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa për të shuar përplasjet dhe me numëruesit ka ndërhyrë policia, e cila i ka nxjerrë jashtë, sepse sipas KZAZ po prishin procesin. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se numëruesit thanë se fletët e shpallura të pavlefshme kishin ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera.

 

partia mundesia

Sondazh

Poll