Politike

Tensionet te KZAZ 40, Shehaj: Partia Mundësia është pranë marrjes së mandatit të dytë, po tentojnë të na heqin vota

Sipas tij, edhe fletët e votimit në favor të partive të tjera kanë ngjyra të ndryshme, por ato nuk kontestohen.

13 Maj 2025, 16:21 Nga r.ll
Tensionet te KZAZ 40, Shehaj: Partia Mundësia është pranë
agron shehaj

TIRANË- Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur lidhur me tensionet e krijuara te KZAZ 40, ku tre fletë votimi për ta po cilësohenin të pavlefshme për shkak se ishin në ngjyrë më të zbehte se tjerat. Sipas Shehajt, kjo po bëhet për shkak se "Mundësia" është shumë afër mandatit të dytë dhe po tentohet t'i heqin vota.

"Shpjegimi është i qartë: Partia Mundësia është pranë marrjes së mandatit të dytë. Na është dhënë, por tani po na e heqin. Bëhet fjalë për disa dhjetëra vota, dhe po kapen pas çdo detaji – herë thonë se ngjyra nuk është perfekte, herë që fleta nuk është identike. Por vetëm votat e Partisë Mundësia po gjykohen si të pavlefshme. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo.", tha Shehaj.

Sipas tij, edhe fletët e votimit në favor të partive të tjera kanë ngjyra të ndryshme, por ato nuk kontestohen.

“Tani kemi nisur të hapim fletët dhe po shohim që të gjitha kanë ngjyra të ndryshme. Nuk e kuptoj pse po gjykojnë për ngjyrën vetëm votat tona dhe jo të partive të tjera, që po ashtu kanë fletë me ngjyrë ndryshe. Asnjë fletë këtu nuk ka ngjyrë identike. Ky është një pretekst për të na hequr votat. Manipulimi i procesit zgjedhor është vepër penale. Manipulimi është vepër penale. Krahasoni të gjitha fletët e votimit – do të shkoni në prokurori për këtë.", u shpreh ai. 

agron shehaj

Sondazh

Poll