Politike

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha "zhduket" pasi zbulohen votat e dyshimta

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur se po tentohet të vidhet një mandat tjetër që mund të merret nga kjo forcë politike. 

13 Maj 2025, 16:13 Nga r.ll
Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha "zhduket" pasi
pamje nga KZAZ 40

TIRANË- Tensione dhe debate janë regjistruar gjatë numërimit të votave në KZAZ 40. Debati ka nisur pasi 3 fletë votimi të Partisë Mundësia, janë shpallur të pavlefshme më arsyetimin se ngjyra e fletës është e zbehtë. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur se po tentohet të vidhet një mandat tjetër që mund të merret nga kjo forcë politike. 

Ndërkohë në procesverbalin e grupit të numërimit KZAZ 40, në shkollën “Sami Frashëri’ ku numërohen votat e njësisë nr 9 në Tiranë, thuhet: "Sot në 13/05/2025, në KZAZ 40, numri i QV 19/7400 nga tavolina nr 1 është konstatuar fletë votimi që dallohet qartë nga cdo fletë tjetër. fleta e votimit është shpallur e pavlefshme nga komisioni i numërimit për arsye të ngjyrës. Po ashtu ishte votuar gabim  në emrin Ervin Hoxha  me krye dhe Hajdar Hoxha në kolonën tjetër. Është shenja e kuqe është shkarravitur më pas”

I pranishëm në KZAZ 40 në shkollën "Sami Frashëri", ishte dhe ministri Ervin Hoxha i pranishëm, por në momentin kur u zbuluan votat e dyshimta, u largua. 

kzaz 40

Sondazh

Poll