Politike

U shpallën të pavlefshme/ Agron Shehaj zbulon se votat për Partinë Mundësia u është shkarravitur x për kandidatin Hajdar Koxha, është shënuar emri i Ervin Hoxhës

Mësohet se një tjetër rast është se në fletët e votimit është votuar në emrin Ervin Hoxha dhe në kolonën tjetër edhe për Hajdar Hoxha.

13 Maj 2025, 16:02 Nga N.F
U shpallën të pavlefshme/ Agron Shehaj zbulon se votat për
Vota

TIRANË- Partia Mundësia ka humbur disa vota në KZAZ 40 pasi u shpallën të pavlefshme përshkak të ngjyrës. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ndodhet në vendngjarje dhe ka kërkuar nga numëruesit që ti kthejë fletët që nuk janë shpallur të vlefshme.

Më tej mësohet se një tjetër rast është se në fletët e votimit është votuar në emrin Ervin Hoxha dhe në kolonën tjetër edhe shkarravitur vota, X për Hajdar Koxhën. Kjo ka sjellë dyshime në ndërhyrje të fletave të votimit për ti bërë të pavlefshme.

“Sot në 13/05/2025, në KZAZ 40, numri i QV 19/7400 nga tavolina nr 1 është konstatuar fletë votimi që dallohet qartë nga cdo fletë tjetër. fleta e votimit është shpallur e pavlefshme nga komisioni i numërimit për arsye të ngjyrës. Po ashtu ishte votuar gabim në emrin Ervin Hoxha  me krye dhe Hajdar Koxha në kolonën tjetër. Është shenja e kuqe është shkarravitur më pas," shkruhet në procesverbalin e grupit të numërimit KZAZ 40.

agron shehaj

Sondazh

Poll