Politike

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama publikon foton e Skënderbeut: Do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret 

Ai shton se ne stërnipërit e tij do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.

13 Maj 2025, 14:35 Nga M.B
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama publikon foton e Skënderbeut:
Monumenti i Skënderbuet

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga sheshi "Skënderbej" ku duket monumenti i Heroit Kombëtar dhe përgatitjet që po bëhen për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE) të 16 majit në Tiranë.

Rama shkruan krahas fotos se të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në shesh duke iu drejtuar Skënderbeut si "Mbret". Ai shton se ne stërnipërit e tij do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.

"Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës", shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll