Politike

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Në PD, udhëheq Lorenca Hoxha e Elton Roshi! Në PS, kryeson Orlando Rakipi

Sipas të dhënave paraprake, PS ka dalë në avantazh me rreth 1.200 vota më shumë se Partia Demokratike.

13 Maj 2025, 14:20 Nga E. D
Numërohen kutitë e para për kandidatët në
foto ilustruese

RROGOZHINË- Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44. Sipas të dhënave paraprake, PS ka dalë në avantazh me rreth 1.200 vota më shumë se Partia Demokratike.

Gjithashtu deri tani në radhët e PD-së më shumë vota kanë marrë Lorenca Hoxha me 257 vota, pasuar nga Elton Roshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari dhe Lisandër Hoxha.

Ndërkohë, në  PS-së prin Orlando Rakipi me 349 vota, duke lënë pas emra të njohur si Pandeli Majko dhe Blendi Gonxhja, të cilët gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit. Procesi i numërimit vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në orët në vijim.

zgjedhjet e 11

Sondazh

Poll