Politike

Përfundon numërimi i votave në Shijak/ Pastia Socialiste del forcë e parë me rreth 55% të votave, ndiqet nga PD-ASHM me 40%

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vihet re se Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 7118 vota ose 54.64%.

13 Maj 2025, 13:40 Nga M.L

 

Përfundon numërimi i votave në Shijak/ Pastia Socialiste del
Foto ilustruese

 

SHIJAK- Procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak ka përfunduar tashmë. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vihet re se Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 7118 vota ose 54.64%.

Në vend të dytë ndiqet nga Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e para me 5266 vota ose 40.43%. Më pas vjen në vend të tretë Partia Mundësia me 229 vota ose 1.76%.

Rezultatet sipas partive:

Partia Socialiste e Shqipërisë– 7118 vota/ 54.64%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5266 vota/ 40.43%

Partia Mundësia – 229 vota/ 1.76%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 185 vota/ 1.42%

Lëvizja Bashkë – 115 vota/ 0.88%

Koalicioni Euroatlantik – 31 vota/ 0.24%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 18 vota/ 0.14%

Lëvizja Atdheu – 37 vota/ 0.28%

Partia Socialdemokrate – 384 vota/  1.94 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 5 vota/ 0.04%

Partia Aleanca Demokracia e Re – 62 vota/ 0.13 %

ps

Sondazh

Poll