Politike

Nis procesi i numërimit të votave të Diasporës në qarkun e Durrësit/ Kryeson PS-ja me 65% mbështetje në vetëm 4300 zarfet e para

Vihet re se partia që ka marrë më shumë mbështetje nga diaspora, është ajo Socialiste me 65,5 % të votave, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 24.5%, që përbën një diferencë prej 1700 votash. 

13 Maj 2025, 13:34 Nga M.L
Nis procesi i numërimit të votave të Diasporës në
Foto ilustruese

TIRANË- Procesi i numërimit të votave nga zarfet e Diasporës ka nisur dhe kanë dalë shifrat e para për qarkun e Durrësit. Mësohet se nga 20.100 zarfe që janë gjithsej për këtë qark, janë numëruar 4300 prej tyre.

Vihet re se partia që ka marrë më shumë mbështetje nga diaspora, është ajo Socialiste me 65,5 % të votave, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 24.5%, që përbën një diferencë prej 1700 votash. 

5% e votave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për këtë qark kanë shkuar për Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

qarku i durresit zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll