Politike

Votat e Greqisë mbeten të bllokuara/ KAS shtyn mbledhjen për marrjen e vendimit

Ditën e sotme, KAS ka dëgjuar pretendimet e Opozitës dhe Maxhorancës mbi pretendimet për votat nga Greqia. 

13 Maj 2025, 12:41 Nga I.A
Votat e Greqisë mbeten të bllokuara/ KAS shtyn mbledhjen për
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shtyrë mbledhjen për votat e Greqisë që kanë mbetur të bllokuara me kërkesë të Opozitës. Ditën e sotme, KAS ka dëgjuar pretendimet e Opozitës dhe Maxhorancës mbi pretendimet për votat nga Greqia. 

Ndërkohë që ka shyrë mbledhjen duke mos caktuar një ditë apo një orar për vendimarrjen mbi këtë çështje. 

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes, por për shkak se mund të ndodh që edhe Komisioni Rregullator të marrë ndonjë vendim tjetër ndërkohë, do ta shtyjmë shpalljen për një moment tjetër dhe do të njoftojmë paraprakisht edhe palët në lidhje me orën e saktë, ose datën, nëse do jetë një datë tjetër. Në këtë moment e deklaroj të mbyllur seancën”, tha drejtuesi i KAS.

kas zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll