Politike

Rezultati në zgjedhje në favor të socialistëve, Rama pritet të prononcohet ditën e mërkurë, detaje

Mësohet se Rama do të ketë një mesazh falënderues në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike.

13 Maj 2025, 12:17 Nga M.B
Rezultati në zgjedhje në favor të socialistëve, Rama pritet
Edi Rama

TIRANA- Prononcimi i parë nga kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit pritet të bëhet të mërkurën. Gazetari Muhamed Veliu raporton se nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin "Skënderbej".

Gjithashtu mësohet se Rama do të ketë një mesazh falënderues në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike. Momentalisht nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e rozë për të mbajtur fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar.

edi rama

Sondazh

Poll