Politike

Numërimi i votave në burgun e Durrësit/ PS merr shumicën e votave nga të burgosurit, mes tyre Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj! Rezultati reflekton mbështetje të konsiderueshme për socialistët

Gjithashtu në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke realizuar një pjesëmarrje të lartë.

13 Maj 2025, 11:45 Nga E. D
Numërimi i votave në burgun e Durrësit/ PS merr shumicën e
foto ilustruese

DURRËS- Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave në qendrën e votimit në burgun e Durrësit, ku votues janë Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj. Gjithashtu në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke realizuar një pjesëmarrje të lartë.

Ndërsa dy prej të burgosur nuk kanë mundur të votojnë, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të IEVP-së gjatë zhvillimit të votimit. Për sa i përket rezultatit të votimit në këtë qendër, Partia Socialiste (PS) ka marrë 148 vota, duke siguruar mbështetje të fortë nga të burgosurit.

Ndërsa Partia Demokratike (PD) ka marrë 34 vota, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka siguruar vetëm 1 votë. Po ashtu, Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) dhe Lëvizja Atdheu kanë marrë nga 1 votë secila. Ky rezultat reflekton mbështetje të konsiderueshme për PS-në, ndërsa partitë e tjera, përfshirë opozitën, kanë marrë më pak mbështetje në këtë qendër votimi specifike.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll