Politike

"Pse fshiheni zoti ministër? Turp t’ju vijë!" Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën në KZAZ: Mos fusni duart te kutitë! imagjino çfarë mund të bëni

Ai ka mbërritur në KZAZ dhe, pas një debati me kryetarin e këtij komisioni, ka kërkuar shpjegime nga numëruesit e votave.

13 Maj 2025, 10:32 Nga M.B
"Pse fshiheni zoti ministër? Turp t’ju vijë!" Shehaj
Agron Shehaj dhe Ervin Hoxha

TIRANA- Gjatë natës, pas ankesave të Partisë Mundësia për parregullsi në KZAZ 32, ku sipas përfaqësuesve të saj, disa vota të pavlefshme janë numëruar si të vlefshme, ka ndërhyrë vetë kryetari i kësaj partie, Agron Shehaj. Ai u ka bërë thirrje numëruesve që të mos kalonin fletët e pavlefshme si të vlefshme, duke paralajmëruar se një veprim i tillë përbën vepër penale.

Ai ka shtuar se nëse ndodhte një gjë e tillë, ata do të mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu Shehaj ka pasur disa replika me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ndodhej në sallën e numërimit si përfaqësues i Partisë Socialiste.

“Zoti ministër, na tregoni pak çfarë po ndodh këtu. Ju e dhatë urdhrin që një nga kandidatët të largohej sepse po kërkonte të drejtat e saj. Pse fshiheni, zoti ministër? Turp t’ju vijë! Është e lehtë të merresh me kandidatët kur je ministër, por imagjinoni se çfarë mund të bëni jashtë kësaj salle", tha Shehaj.

Ai gjithashtu njoftoi kryetarin e KQZ-së, duke i kërkuar ndërhyrje për të monitoruar situatën.

“Vëzhguesit tanë e kanë identifikuar problemin dhe e kanë sinjalizuar. Kandidatja dhe nënkryetarja e Partisë Mundësia është kërcënuar në ambientet e numërimit, ndërkohë që ministri nuk ka ndërhyrë fare,” tha Shehaj.

 

zgjedhjet

Sondazh

Poll