Aktualitet

Me lugë në brez, protestuesi që do të rrëzojë sistemin: Di tre gjuhë të huaja, po pres Europën (VD)

13 Mars 2019, 11:17 Nga DOSJA
Me lugë në brez, protestuesi që do të rrëzojë

TIRANË– Ditën e sotme një protestues ndryshe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Me lugë në brez, një fuçi të cilën e mban në dorë dhe një tepsi në kokë, 55-vjeçari Dilaver Nela shprehet se di tre gjuhë të huaja, por sipas tij me këtë klasë politike nuk mund të shkohet gjekundi dhe duhet rrëzuar.

“Jam Dilaver Nela, 55 vjeç, nga fshatrat e Laçit. Protestoj sepse ata na kanë lënë duke pritur “Hë Europën, hë Europën”. Këta e kanë mendjet të lugët, tepsia, kazani, nuk e kanë mendjen te populli. Pa u ngopur me bukë duan të na çojnë në konflikt civil për të dytën herë. Këta janë cmendur kanë dalë nga shinat. Klasa politike ka mbaruar. Kemi 30 vjet. Ndërkombëtarët i mbajnë se kanë mundësi t’i tërheqin zvarrë kurse neve s’na lënë pë arsgjë, na kanë hipur në kurriz.

Na lënë të shkojmë për tre muaj një njeri jashtë vendit. Kemi 30 vjet dhe kemi arritur vetëm 3 muaj. Duhet të ndërhyjnë ata që i kanë mbajtur. të pasurit janë majmur aq shumë sa ne nuk i bëjmë dot gjë. Ne nuk i largojmë dot as me proces votimi. Ata që i enjten me lekë, ndërkombëtarët ata të vijë ti heqin Unë shikoj në lajmet e huaja në tërë botën votohet ndryshe. Të tërë e kanë palosur establishmentin,”– shprehet protestuesi Nela për Report Tv.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dilaver nela luge ne brez protestuesi 55 vjecar tepsi ne koke dilaver nela luge ne brez protestuesi 55 vjecar tepsi ne koke

Sondazh

Poll