Aktualitet

Arta Marku apel prokurorëve në Shkodër: Vetingu s’është ndëshkim, politika ndërhyri në punë tonë

13 Mars 2019, 10:46 Nga DOSJA
Arta Marku apel prokurorëve në Shkodër: Vetingu

SHKODËR– Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet sot në Shkodër, ku ka zhvilluar një mbledhje me prokurorët. Në prani të mediave, Marku ka folur përballë prokurorëve në lidhje me procesin e Vetingut dhe sistemin e drejtësisë.

Procesi i Vetingut do të vijojë dhe për këtë gjë ne kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Viti që shkoi nuk ishte i lehtë për shkak të nisjes së Vetingut. Ju keni pasur një ngarkesë të pazakontë por e keni përballuar. Shpesheherë mund të jeni ndjerë të pasigurtë dhe mund të jeni ndjerë të pamotivuar. Por ju ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi nuk do të thotë kaos, ndaj kërkoj më shumë nga ju. Duhet të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj.

Në shumë çështje politika ka ndërhyre ne punet tona por ju keni vazhduar punen tuajDo t’ju lutesha për diçka, ju lutem mos e shihni procesin e Vetingut si një ndëshkim. Vazhdoni të punoni kështu dhe do të keni mbështetjen time profesionale dhe personale,”- është shprehur Marku.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku marku ne shkoder takim me prokuroret vetingu arta marku marku ne shkoder takim me prokuroret vetingu

Sondazh

Poll