Aktualitet

Shtëpitë te “Petro Nini”, në 25 mars rikthehet Përmbarimi

13 Mars 2019, 09:46 Nga DOSJA
Shtëpitë te “Petro Nini”, në 25 mars rikthehet

Tiranë- Tërheqja e së hënës nuk ishte fundi i tmerrit për familjet tek Petro Nini. Sot Përmbarimi i ka njoftuar me një mesazh të shkurtër se ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit do të bëhet në 25 mars.

Ajo që ndodhi të hënën, mesa duket ishte një largim për shkak të precipitimit të situatës, që, në vëmendjen e mediave, vuri nën presion edhe policinë e shtetit që i mbështeste.

Tani që policia e Tiranës pritet të mos jetë më “pa kokë”, gjithmonë në mbështetje të përmbarimit dhe biznesmenit, për të zbatuar vendimin e dyshimtë të Gjykatës së Apelit, që ka tjetërsuar tokën shtetërore, pritet raundi i dytë i përleshjes për këtë muaj.

Në vend që të hapte një hetim, të kërkonte ngrirjen e ekzekutimit deri në zbardhjen e së vërtetës, pushteti qëndror dhe lokal, janë reshtuar në krahun e pronarit, duke çuar policinë për t’i larguar, ndërkohë që u ofrojnë strehim në banesat sociale.

 

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet më 25 mars sërish përmbarimi policia e shtetit shembja e godinës te petro nini vendimi i gjykates më 25 mars sërish përmbarimi policia e shtetit shembja e godinës te petro nini vendimi i gjykates

Sondazh

Poll