Aktualitet

Luftoi për të mbrojtur banesën, pas pezullimit rikthehet në detyrë efektivja Blerta Dervishi

13 Mars 2019, 08:16 Nga DOSJA
Luftoi për të mbrojtur banesën, pas pezullimit rikthehet në

Tiranë- Efektivja e Policisë, Blerta Dervishi e cila u pezullua nga detyra pasi kundërshtoi vendimin e Përmbarimit për banesën ku ajo jeton (lexo këtu) është rikthyer në punë.  

Për Dosja.al ajo është shprehur se pezullimi nga detyra ishte vetëm për një ditë. “Pezullimi ishte vetëm për 1 ditë,pasi nuk u përcaktua nga mediat. Nesër jam në punë”,  ka treguar ajo.

Një ditë më parë  Dervishi u shpreh se kishte protestuat si qytetare për të mbrojtur fëmijët e saj, për mbrojtur familjen e saj pasi nuk ka ku të shkojë në vend tjetër. Ajo theksoi se është shumë e kënaqur nga puna e kolegëve të saj pasi sipas saj ata kanë bërë detyrën e tyre. Dervishi është e divorcuar dhe jeton vetëm me dy fëmijët e saj.

Më është njohur që jam e pezulluar, me motivacionin pengesë për punën Përmbarimore. Kolegët e mi kanë qarë dhe kanë bërë detyrën siç u është caktuar, në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë i përgëzoj. Kanë bërë detyrën e tyre si eprorët dhe efektivët e policisë. Ndërsa për rastin tim unë aty kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerta dervishi rikthehet në punë efektivja sehmbja e banesës te petro nini blerta dervishi rikthehet në punë efektivja sehmbja e banesës te petro nini

Sondazh

Poll