Aktualitet

“Më bënë të vdekur, te motra shkonin për ngushëllim”, Baton Haxhiu tregon momentet e vështira (VD)

13 Mars 2019, 07:48 Nga DOSJA
“Më bënë të vdekur, te motra shkonin për

Tiranë- Gazetari Baton Haxhiu në studion e emisionit “Opinion”  ka treguar disa momente të vështria nga jeta e tij.

Ai ka rrëfyer se gjatë luftës së Kosovës  një kronikë e BBC-së e shpalli atë të vdekur gabimisht, ndërkohë që ai ishte gjallë. Haxhiu është shprehur se nuk kishte as mundësi të lajmëronte gruan dhe djalin që ishte gjallë si edhe të shtëpia e motrës së tij vinin njerërëz për ngushëllim.

Në atë kohë unë isha strehuar në një shtëpi në Prishtinë. Një konferencë shtypi të NATO-s në orën 3 dhe ishte në anglisht. Ndër të tjera në këtë konferencë u tha në anglisht se ishte vrarë  gazetari  Baton Haxhiu së bashku me disa intelektualë të tjerë. E keqja ishte se orën 5 ishin lajmet  në gjuhën shqipe në “DW” duke thënë se sot ishte vrarë Baton Haxhiu.

Isha ulur  në dhomë dhe të gjithë personat u mblodhën dhe po më shihnin dhe unë i shikoja. Ata të shpallën të vdekur , thanë, po i thashë e shikoni që ky është që ky është lajm i mirë, se përderisa kanë gabuar me vdekjen time do kenë gabuar edhe me intelektualët e tjerë. Më pas u mor vendimi të më largonin nga ajo shtëpi. Problemi im ishte si të lajmëroja familjen në Prizren, gruan dhe djalin, nuk mund të bëja telefonatë, se telefonat ishte ndërprerë në ditën kur u bënë bombardimet. Më pas pasdite shkova  në një shtëpi për t’u strehuar pasi ishte shumë ftohtë dhe më duhej një vend. Shkova dhe më pyetën kush je, kur u thashë Baton Haxhiu më thanë “I poshtër si mundesh ata e kanë vrarë”. Më pas shihja njerëzit që shkonin te motra për ngushëllim në dy situata në ndryshme një në Prishtinë një në Prizren.

Video marrë nga Opinion.al 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu kronika e bbc lufta e kosovës baton haxhiu kronika e bbc lufta e kosovës

Sondazh

Poll