Aktualitet

Situata me motin/ ARRSH apel shoferëve: Rrugët që duhet të kaloni me zinxhir

13 Mars 2019, 07:29 Nga DOSJA
Situata me motin/ ARRSH apel shoferëve: Rrugët që duhet të

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të njoftimi ka bërë me dije situatën në të cilën ndodhen rrugët në vend pas rreshjeve të borës të rëna gjatë ditës së djeshme.

Në njoftim thuhet se në disa akse si në; Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit), Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit) dhe disa segmente në qarkun e Korçës kalimi bëhet me zinxhirë.

“Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit. Vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore. Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit). Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).

Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori. Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22.

Në akset e tjera kalimi pa zinxhir. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar”, bën me dije ARRSH.

Ditën e djeshme vende ynë u përfshi nga një motë i opazakontë për këto kohë, pasi temperaturat zbritën nën zero dhe pati rreshje të dendura borë në disa qytete.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh bora ne vend kalimi me zinxhir rruget e bllokuara sitata me rruget arrsh bora ne vend kalimi me zinxhir rruget e bllokuara sitata me rruget

Sondazh

Poll