Aktualitet

Gjirokastra pa kalldrëme, gurët sistemohen afër lumit Drin, të dëmtuarit do zëvëndësohen me të rinj

13 Mars 2019, 06:43 Nga DOSJA
Gjirokastra pa kalldrëme, gurët sistemohen afër lumit Drin,

Gjirokastër-Kalldrëmi historik, simbol i qytetit të Gjirokastrës, nuk ekziston më prej disa ditësh. Gurët dhe pllakat janë hequr me qysqi dhe me varre dhe rruga ka ngelur pa kalldrëmë.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Dosja.al  guret janë dy llojësh ai shtufor i zi, si dhe guri i bardhë që ka shërbyer për të shtruar rrugën nga Qafa e Pazarit deri tek rruga deri tek Hotel Cajupi.  Këta gurë jo vetëm që janë hequr nga rruga po sistemohen në zonën fushore të Gjirokastrës afër lumit Drino. Përsa iu përket gurëve të dëmtuar pritet që të zëvëndësohen me të rinj. (lexo këtu)

Projekti në fjalë është i ideuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës dhe mbështetet financiarisht nga Banka Botërore dhe FSHZH me një fond gati 138 milionë lekësh dhe është në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit të gurtë me një kohëzgjatje punimesh prej 12 muajsh. Këto punime kanë nisur që në muajin nëntor dhe ende vazhdojnë.

Për projekti ka folur edhe i DRKK-së Vasil Polo i cili është shprehur se do të bëhet idnetik me atë ekzistuesin, madje sipas tij edhe më i bukur. Ai ka theksuar se gurët e dëmtuar do të zëvëndësohen me të rinj.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kalldrëmet gjirokastër shkulja e kalldrëmeve vasil polo kalldrëmet gjirokastër shkulja e kalldrëmeve vasil polo

Sondazh

Poll