Aktualitet

Babai u vrau nënën dhe tezen, fëmijët duan kujdestarinë e dajës

12 Mars 2019, 20:31 Nga DOSJA
Babai u vrau nënën dhe tezen, fëmijët duan

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve të mitur të Ballshit, pas vrasjes se nënës së tyre nga bashkëshorti Gazmend Musta.

Edhe seanca e sotme është zhvilluar me dyer te mbyllura, ku kanë marrë pjesë gjyshërit e dy fëmijëve, ndërsa nuk ka qenë i pranishëm Gazmend Musta, autori i krimit të datës 2 janar.Pas tragjedisë së vrasjes së nënës së saj dhe tezes,vajza e mitur tashmë jeton nën kujdestarinë e fshatit SOS.

Mësohet se në seancën e sotme, vajza nuk ka pranuar të shkojë te gjyshërit ( prindërit e babait), duke u shprehur se ata janë prindërit e babait, i cili  vrau nënën dhe tezen. Vajza është shprehur se do të shkojë të jetojë me dajën dhe se kërkon te mbaje edhe mbiemrin e familjes se nënës së vrarë. Marrja në pyetje e vajzës së mitur, është bërë në prani të kujdestares së fshatit SOS dhe psikologes.

Kujdestarinë e fëmijëve e kanë kërkuar edhe daja e fëmijëve, por edhe prindërit e autorit te kësaj vrasje. Rreth dy muaj pas ngjarjes, ka qenë Gjyshmi Caushaj që hapi padi kundër vrasësit të dy motrave të tij, për t’i marr kujdestarin e fëmijëve që tashmë janë strehuar në fshatin SOS.

Por, pas kërkesës se dajës se fëmijëve, edhe prindërit e autorit paraqiten në gjykatën e Fierit të njëjtën kërkesë për kujdestarinë e dy të miturve.

Si ndodhi ngjarja

Krimi në familjen Musta ndodhi më 2 janar. Gazmend Musta vrau gruan e tij Gentianën, pasi kjo e fundit i kërkoi të shkonte për vizitë pas Vitit të Ri tek prindërit e saj që jetonin në fshatin Drizar. Në shtëpinë e çiftit ndodhej edhe motra e saj, e cila ndërhyri për të shpëtuar Gentianën, duke u vrarë gjithashtu me thikë nga kunati. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për të festuar festat e fundvitit me familjen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend musta gjykata e fierit krimi ne familje kujdestaria e femijeve gazmend musta gjykata e fierit krimi ne familje kujdestaria e femijeve

Sondazh

Poll