Aktualitet

‘Tony Montana’ shqiptar del para gjyqit, akuzohet se qëlloi shokun 120 herë me thikë se i vodhi unazën e martesës

12 Mars 2019, 20:29 Nga DOSJA
‘Tony Montana’ shqiptar del para gjyqit, akuzohet se qëlloi

Mane Driza është një shqiptar 41 vjeçar që jeton në Britaninë e Madhe, ku akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Stefan Bledar Mone, ngjarje e cila ka ndodhur në një apartament në Londrën e veriut.

Driza, i cili thirrej nga shokët ‘Tony Montana’, doli sot më 12 mars para gjykatës në Angli për vrasjen makabre pasi viktima ishte goditur rreth 120 herë me thikë.

Ngjarja ndodhi më 22 qershor të vitit 1999, kohë kur Driza ishte 21 vjeç dhe punonte në ndërtim.

Mane, i cili mohoi të ketë lidhje me vrasjen, e sulmoi shokun e tij pasi mendonte se ky i fundit i kishte vjedhur unazën e martesës sipas Prokurorisë britanike.

Shqiptari e kishte shprehur zemërimin te shokët e tij të punës duke thënë se do e vriste mikun e tij, madje edhe u kishte kërkuar atyre që t’i blenin një thikë.

Autoritet britanike me anë të kamerave të sigurisë arritën të gjurmonin autorin e dyshuar për vrasjen e Stefan Bledar Mone, i cili ishte duke u kthyer në banesën e tij i plagusur rëndë.

Ishte e dashura e viktimës, e cila ishte 6 muajshë shtatzanë në atë kohë, ajo që zbuloi krimin pasi po kthehej nga një vizitë mjekësore, ku u përball me skenën e horrorit në shtëpinë e saj.

Trupin i pajetë të të dashurit të saj arriti të identifikonte vetëm me anë të rripit të pantallonave.

Driza ishte larguar menjeherë pas vrasjes në drejtim te Italisë, vetëm për tu kapur në vitin 2000 nga policia britanike e cila e gjurmoi deri në Siçili.

Ndërkohë që jepte dëshminë e tij, i akuzuari konstatoi se kishte pasur një mosmarrëveshje me viktimën për çështjë parash dhe pretendoi se viktima e kishte kërcënuar me një thikë në dorë.

41 vjeçari emigroi në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 1997, duke u shfaqur si një 17 vjeçar i cili largohej nga lufta në Kosovë.

Ai u njoh me viktimën në Britani, ku krijuan dhe miqësi bashkë, madje në disa raste Driza qëndronte në shtëpinë e viktimës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet britania e madhe mane driza shqiptari ne angli tony montana shqiptar britania e madhe mane driza shqiptari ne angli tony montana shqiptar

Sondazh

Poll