Aktualitet

Drejtonte makinën me patente shqiptare, Gjykata greke dënon me tre muaj burg 55-vjeçarin

12 Mars 2019, 18:10 Nga DOSJA
Drejtonte makinën me patente shqiptare, Gjykata greke dënon me tre

GREQI- Gjykata e Shkallës së Parë në Athinë ka dënuar me tre muaj burg një shtetas shqiptar me iniciale A.K., 55 vjeç me akuzën për drejtim mjeti me patentë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili prej kohësh jeton në vendin fqinj. 

Por shqiptari pretendohet të mos ketë kryer asnjë krim, pasi nisur nga marrëveshja e 16 gushtit mes dy vendeve tona duhet të njiheshin patentat.

Marreveshja për konvertimin me qëllim njohjen e patentave në Greqi u nënshkrua vetëm në letër pasi nuk gjen zbatim duke bërë që pasojat t’i marrin qytetarët.

Në çfarë konsiston marrëveshja?

Marrëveshja u firmos nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij asokohe Nikos Kotzias.

Marrëveshja parashikonte që qytetarët shqiptarë të cilët kishin leje drejtimi shqiptare nuk do të kishin nevojën që të rifillonin procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke. Mjaft që ata të dorëzonin lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të merrnin atë greke.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet shqiptari ne greqi greqi marreveshja e patenave me greqine denohet shqiptari ne greqi greqi marreveshja e patenave me greqine

Sondazh

Poll