Aktualitet

Itali/ 9 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim

12 Mars 2019, 17:58 Nga DOSJA
Itali/ 9 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, arrestohet shqiptari i

ITALI-  Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte dënuar me 9 vite burg nga drejtësia italiane dhe prej kohësh ishte shpallur në kërkim. I arrestuari është shtetasi shqiptar me iniciale R.D., 31 vjeç.

Sipas raportimit të medieve italiane,31 vjeçari ishte dënuar me 9 vite burg  nga Prokuroria e Genova-s nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe vjedhje banesash në Milano, Cuone dhe Teramo.

Ai u dërgua në burgun e Genovas, Marassi, ku do të vuajë dënimin me 9 vite burg, por përveç kësaj, duhet të paguajë edhe një gjobë prej rreth 50 mijë eurosh.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali trafik droge vjedhje banesash arrestohet shqiptari itali trafik droge vjedhje banesash

Sondazh

Poll