Aktualitet

Dy mike me fate të ndryshme në protesta të ngjashme, por në krah të kundërt (FOTO)

12 Mars 2019, 17:44 Nga DOSJA
Dy mike me fate të ndryshme në protesta të ngjashme, por në

TIRANË- Një ditë më parë Policia e Shtetit dhe Përmbarimi, u përplasen me familjet që jetojnë në një banesë private në pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa shoqëroi disa prej tyre. (Lexo këtu) Një ndër personat e prekur është edhe Blerta Dervishi, efektive e repartit “Shqiponja”, e cila sikur të mos mjaftonte kjo, u shoqërua në komisariat e më pas u pezullua nga puna. (Lexo këtu)

Kjo ka sjellë reagimin e personazheve të ndryshme publikë, ndër të cilët edhe specialisti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mehmeti teksa krahason dy efektivet e policisë, Blerta Dervishi dhe Ina Nuka, shkruan se kishin fatin e ndryshëm, pasi njëra u shpërblye me një ‘iPhone’ pas përleshjes me protestuesit ku dëmtoi gishtat, ndërsa tjetra e cila mbrojti shtëpinë e vet mori si ‘shpërblim’ pushimin nga puna.

“”Heroina” Ina mori nje iphone, per nje gisht, Blerta qe mbrojti shtepine, mori pushimin nga puna. Ja qe komandanti i ka xhan grate”, – shkruan Mehmeti.

Por nëse do të shkojmë më tej dhe të shohim rrjetet sociale, rezulton se për ironi të fatit ndonëse Ina dhe Blerta janë mike dhe kolege në punë, morën ‘shpërblime’ krejtësisht të ndryshme, fakte këto të publikuara edhe nga TPZ.al. Blerta që mbrojti shtëpinë e vet dhe dy fëmijëve të saj, duke protestuar kundër kolegëve, mori si dhuratë pezullimin nga puna, duke rrezikuar të mbetet pa punë.

Nga ana tjetër, kemi Inën, e cila u plagos nga protestuesit e Astirit, që po mbronin shtëpitë e tyre. Ndryshimi mes dy mikeve është se Ina Nuku ishte në krye të detyrës kur u plagos nga protestuesit, ndërsa Blerta Dervishi, kundërshtoi kolegët, për të mbrojtur shtëpinë e vet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë blerta dervishi ina nuka pezullimi i blerta dervishit prishja e banesës tek petro nini banorët në protestë blerta dervishi ina nuka pezullimi i blerta dervishit prishja e banesës tek petro nini

Sondazh

Poll