Aktualitet

Aksident në autostardën Lushnje-Fier/ Mjeti del nga rruga, humb jetën pasagjeri në spital (VD)

12 Mars 2019, 17:33 Nga DOSJA
Aksident në autostardën Lushnje-Fier/ Mjeti del nga rruga, humb

LUSHNJE- Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier.

Sipas burimeve  të policisë, mësohet se automjeti i drejtuar nga një 45-vjeçar me inicialet I.B ka dalë nga rruga, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri, 37-vjeçari me inicialet H.G.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa, pamjet e aksidentit janë regjistruar nga Top Channel:

Njoftimi i plotë i policisë:

Lushnje

Gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier, shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.

Shtetasi I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G  ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje aksident rrugor lushnje-fier aksident me vdekje aksident rrugor lushnje-fier

Sondazh

Poll