Aktualitet

Moti i keq/ Rikthehen reshjet e borës, probleme me energjinë elektrike në Bashkinë e Vaut të Dejës

12 Mars 2019, 17:03 Nga DOSJA
Moti i keq/ Rikthehen reshjet e borës, probleme me energjinë elektrike

SHKODËR- Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit ka rikthyer edhe njëherë reshjet e dëborës në zonat malore të Bashkisë Vau i Dejës. Për pasojë, përkeqsimi i motit ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në të gjitha zonat e Bashkisë.

Në njësinë Administrative Bushat përveç fshatrave që kanë lidhjen e re të energjisë gjysma e kësaj njësie është në errësirë të plotë që prej mbrëmjes së kaluar.

Në fshatrat  Hajmel dhe Nënshat nuk ka energji elektrike. Në njësinë Vig Mnele nga ora 17 e 30 e ditës së djeshme në gjithë fshatrat e kësaj njësie nuk ka energji elektrike.

Në njësinë administrative Shllak kanë filluar reshjet e shiut dhe dëborës. Pjesa më e madhe e Njësisë që furnizohen nga Komani (Bene, Palaj, Vukjakaj Gegaj, Kroni i Madh e Narcolle) nuk ka energji elekrike që nga mesnata.

Në njësine Temal kanë filluar reshjet e dëborës por nuk ka probleme me energjinë elektrike.

Gjithashtu në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës, që prej ditës së hënë është djegur transformatori që furnizon me energji elektrike banorët e kësaj zone dhe askush nga OSHEE nuk ka marrë masa për rivendosjen në funksion të fiurnizimit me energji elektrike për banorët.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq probleme me energjine elektrike shkoder moti i keq probleme me energjine elektrike shkoder

Sondazh

Poll