Aktualitet

Aksident në Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur në parcelë, tre të plagosur (FOTO)

Si pasojë e përplasjes tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spitalin e këtij qyteti ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

29 Mars 2025, 07:42 Nga E. D
Aksident në Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon e
pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në Lushnjë. Mësohet se një makinë tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Si pasojë e përplasjes tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në spitalin e këtij qyteti ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

 

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll