28 Mars 2025, 21:49
Nga A.Ll

MAQEDONI E VERIUT - Në kryeqytetin Shkup po kurohen 22 pacientë, 8 prej të cilëve gjatë së premtes lënë spitalin për tu rehabilituar në shtëpi. 14 të tjerët do të vijojnë të kurohen në spitale.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se jashtë shtetit janë duke marrë kujdes mjekësor 91 pacientë, teksa 9 prej tyre në Hungari, Itali, Greqi, Serbi dhe Suedia, kthehen në Maqedoninë e Veriut. Qeveria në Shkup është duke mbuluar të gjitha shpenzimet e personave të plagosur nga zjarri në Koçan, përfshi dhe ato të familjarëve të pacientëve që kurohen jashtë vendit.
Këtë e rikonfirmoi edhe vetë ministri teksa komentoi veprimin e një prindi, i cili tha se kishte nxjerrë në shitje makinën për të siguruar paratë për kurimin e djalit që u plagos gjatë zjarrit në diskotekën e Koçanit. Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ndërkohë njoftoi se deri të premten janë mbledhur donacione në rreth 1 milion e 660 mijë euro për familjet e viktimave dhe të plagosurit që po trajtohen jashtë vendit.
Nga hetimet e deritanishme për zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën e Koçanit, përgjegjës për të cilin dyshohen disa persona që janë ndaluar nga policia, rezulton se diskoteka nuk kishte rrjet hidrantësh dhe mjaftueshëm aparate, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit muzikor./ Top Channel
shkup tragjedia e kocanit maqedoni e veriut
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:32
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Skandali i publikuar këtë të premte në lidhje me mishin e pulës me bakterin salmonela, që ë...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin në...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:13
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Shoferi i dy autobusëve dykatësh, Andi Balla, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop” n&...
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:59
M.B
TIRANA- 3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar i Urgjencës… K&e...
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:56
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalet te Shkolla e Magjistraturës, e cila përgatit gjyqtarët d...
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në rrjetet sociale pas publikimit të skandalit me mishin e...
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:43
B.Z
Klodian Tomorri
TIRANË - Gazetari, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në media këtë të premte ku n...
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:06
B.Z
Martin jorgaqi
TIRANË - Drejtori i Menaxhimit të Riskut në AKU, Martin Jorgaqi, ka folur në lidhje me skandalin e publikuar k...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:28
B.Z
Salmonela
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali që u publikua këtë të premte në me...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më...